
Seanca parlamentare është shoqëruar me tone të forta dhe batuta mes deputetes së PS, Zegjine Çauushi, dhe deputetit të PD, Klevis Balliu.
Gjatë fjalës së saj, Çaushi iu drejtua Balliut me ironi, duke përmendur edhe zëvendëskryeministren Belinda Balluku. Ajo tha se deputeti demokrat kishte “mall të madh” për Ballukun, ndërsa shtoi se “duhet të lutet që të mos vijë në seancë, sepse nuk do gjejë vrimë ku të futet”.
Pas kësaj ndërhyrjeje, Balliu mori fjalën për replikë, duke iu përgjigjur me tone kritike. Ai ironizoi deklaratat e deputetes socialiste dhe tha se dëshiron që ajo të flasë sa më shpesh në Kuvend, pasi sipas tij përbën “provën më të qartë të degradimit të sistemit arsimor dhe standardit institucional”.
View this post on Instagram
replikat:
Zegineja:
Ça frymëzimi që kishe këtë herë, Chatgpt. Bukurosh, mall të madh paske për zonjën Balluku. Për ta siguroj që ti t’i lutesh Zotit edhe disa seanca që të mos vijë zonja Balluku, se po erdhi ajo, s’do gjesh vrimë ku të futesh. Është e vjetër. Ajo, t’i trego ato historitë, me tezen me Fahriun më bukur nga të gjithë, tha ajo.
Balliu:
Tani nuk e kuptoj pse duhet ta merrte këtë kufje me vete, nuk e mora vesh, por… O Zeqine, dëgo tani. Unë sinqerisht kam dëshirë që ti të flasësh këtu, jo njëherë, jo dy herë, por 20 herë. Sepse, nëse ka një provë, për shembull, të degradimit të sistemit arsimor, të nivelit apo të standardit institucional dhe të politikës, je ti, në mendimin tim. Pavarësisht çfarë thotë kjo opozita që nuk të pëlqen ty, me këto prova që jep, je prova jonë më e pastër, më e qartë, më e vërtetë e degradimit që ka ndodhur në arsim dhe në institucione.



