Sektori i transportit publik në Shqipëri ka hyrë në një situatë të vështirë, pasi operatorët kanë nisur zbatimin e paralajmërimit për reduktimin e shërbimit me 40% të flotës.

Që në orët e para të mëngjesit, në Tiranë janë regjistruar vonesa të shumta dhe fluks i lartë qytetarësh në stacione, ku dhjetëra persona janë detyruar të presin për periudha të gjata për të siguruar transportin. Në shumë raste, qytetarët kanë hasur vështirësi për të mbërritur në kohë në destinacionet e tyre.

Shoqata Kombëtare e Transportit Qytetas dhe Shoqata e Transportit Urban dhe Interurban kishin paralajmëruar më herët këtë masë, duke theksuar se vendimi vjen si pasojë e rritjes së kostove dhe mungesës së ndërhyrjes nga institucionet.

Sipas operatorëve, deri më tani nuk është miratuar asnjë skemë kompensimi dhe nuk ka një plan konkret për lehtësimin e barrës financiare, ndërsa taksat që ndikojnë në sektor vijojnë të mbeten të pandryshuara.

Ata theksojnë se situata ekonomike është përkeqësuar ndjeshëm dhe reduktimi i shërbimit është një masë e detyruar për të përballuar krizën.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu