Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se pallati i përfshirë nga zjarri në Tiranë do të rindërtohet 100% nga ndërtuesi, pavarësisht se, sipas të dhënave paraprake, shkaku i flakëve nuk lidhet me ndërtimin.
Në një reagim në rrjetet sociale, Rama thekson se qytetarët e dëmtuar nuk mund të lihen vetëm, ndërsa nga ana tjetër taksapaguesit nuk duhet të mbajnë barrën e një dëmi që duhet të mbulohet nga sigurimet.
Sipas tij, ky rast është një sinjal i qartë për rëndësinë e sigurimit të banesave nga fatkeqësitë, duke e cilësuar si një domosdoshmëri.
Kryeministri garanton se familjet e prekura duhet të ndihen të qeta për sa i përket rindërtimit, ndërsa falenderoi zjarrfikësit dhe forcat e rendit për ndërhyrjen dhe shpëtimin e jetëve gjatë operacionit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu