Kryeministri Edi Rama ka sulmuar sërish opozitën nga Asambleja e Partisë Socialiste në Fier, duke deklaruar se akuzat ndaj qeverisë nuk ndikojnë në punën e mazhorancës.

Rama u shpreh se kritikat dhe akuzat për korrupsion janë të vazhdueshme, por sipas tij nuk kanë efekt, pasi “i hyjnë nga një vesh dhe i dalin nga tjetri”. Ai theksoi se socialistët do të vijojnë punën, pavarësisht retorikës së opozitës.

Sipas kreut të qeverisë, opozita fokusohet vetëm në akuza dhe shpifje, ndërsa realiteti, sipas tij, tregon një ekonomi në rritje dhe përpjekje konkrete për të luftuar korrupsionin.

“Sa më shumë ata flasin për keq, aq më shumë ne fitojmë. Sa më shumë ata akuzojnë dhe shpifin, aq më shumë ne fitojmë”, deklaroi Rama gjatë fjalës së tij.

Kryeministri nënvizoi se retorika e opozitës synon të ndikojë opinionin publik, por sipas tij qytetarët gjykojnë mbi rezultatet konkrete dhe jo mbi akuzat politike.

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu