Një ngjarje e rëndë kriminale është regjistruar mbrëmjen e kësaj të premteje në Nikël, Fushë-Krujë ku një person dyshohet se ka vrarë me armë zjarri kunatin e tij.

Sipas informacioneve paraprake, krimi ka ndodhur pas një konflikti mes palëve, i cili dyshohet se kishte nisur disa ditë më parë dhe është përshkallëzuar deri në përdorimin e armës.

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me vrasjen e regjistruar pak minuta më parë në Nikël. Mësohet se autorit është identifikuar si Eduart Afmataj. Ai ka vrarë kunatin e tij, Artur Çangu.

Sipas raportimeve të para ngjarja ka ndodhur pas një konflikti mes tyre. Ende nuk dihen shkaqet e sakta ndërsa vetë autori bëhet me dije se ka njoftuar policinë për krimin e rëndë që ka kryer.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu