Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Tiranës Taulant Balla, është takuar me drejtuesin e ri të Ujësjellës Kanalizime Tiranë (UKT), inxhinierin Flauers Shoshi, ku kanë diskutuar mbi problematikat konkrete që lidhen me furnizimin me ujë dhe sistemin e kanalizimeve në kryeqytet.

Gjatë takimit, Balla i parashtroi drejtuesit të ri të UKT-së një listë të detajuar problematikash të identifikuara nga qytetarët e Tiranës, duke kërkuar zgjidhje të shpejta dhe efikase për çështjet që prekin drejtpërdrejt cilësinë e jetës së banorëve.

Ky takim është një hap i rëndësishëm në drejtim të përmirësimit të shërbimeve publike për qytetarët e Tiranës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu