Kryetari i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla theksoi se turizmi është kthyer në motorin kryesor të ekonomisë shqiptare, duke sjellë rritje të ndjeshme të turistëve, punësimit dhe të ardhurave, ndërsa vendi ka kaluar nga rreth 3 milionë turistë në 2013 në mbi 12 milionë vitin e kaluar. Ai nënvizoi se Shqipëria po shkon drejt një sezoni edhe më të fortë turistik, me rritje rezervimesh dhe interes të lartë nga investitorët ndërkombëtarë. Balla theksoi se Shqipëria duhet të ndjekë shembullin e vendeve të rajonit si Mali i Zi dhe Greqia, duke zhvilluar porte turistike moderne ndaj i bëri thirrje opozitës të braktisë mendësitë e “varkëtarit të varkës Enverit” dhe t’i bashkohen standarteve të reja.

Në seancën plenare, Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla mbrojti aktivitetin e portit të kompanisë MBM në Porto Romano, duke kundërshtuar kritikat e opozitës për mungesë kapacitetesh dhe problematika në sektorin portual.

Gjatë debatit në Kuvend, Balla kritikoi tonet e opozitës, duke i krahasuar me diskursin e viteve të “luftës së klasave”.
“Vjen këtu dhe na flet si dikur në këtë sallë. Flisnin për luftën e klasave, jo ik ti, jo i atij”, u shpreh ai duke iu drejtuar deputetit Redi Muçi të Lëvizjes Bashkë.

Ai theksoi se sulmet ndaj biznesit janë të pajustifikuara dhe se kompanitë kontribuojnë në financat publike përmes taksave.
“Përmendim këtu emra biznesmenësh të cilët paguajnë taksat… me një pjesë të taksave të tyre paguhet edhe paga jote”, deklaroi Balla.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu