Një zbulim i fundit shkencor po ndryshon mënyrën si shohim natyrën: rreth 90% e nektarit të luleve përmban etanol, pra një formë alkooli. Studimi, i publikuar në Royal Society Open Science, analizoi 29 specie bimësh dhe gjeti gjurmë etanoli në 26 prej tyre, të krijuara nga fermentimi natyral i sheqernave nga mikroorganizmat.

Ky fenomen ka ndikim të drejtpërdrejtë te zogjtë që ushqehen me nektar, si kolibrat. Ata konsumojnë çdo ditë sasi nektari që arrin deri në 150% të peshës së tyre trupore. Për shembull, kolibri “Anna” merr rreth 0.2 gram etanol për kilogram peshë në ditë – një sasi e krahasueshme me një gotë verë për një njeri.

Megjithatë, shkencëtarët theksojnë se zogjtë dhe insektet si bletët nuk shfaqin shenja dehjeje. Arsyeja lidhet me metabolizmin e tyre shumë të shpejtë, që e përpunon alkoolin pa e akumuluar në organizëm. Pavarësisht kësaj, ekspertët nuk përjashtojnë që etanoli të ndikojë në sjelljen e tyre, në mënyrë të ngjashme me substanca të tjera si nikotina apo kafeina që gjenden në nektar.

Eksperimente të mëparshme kanë treguar se kolibrët nuk reagojnë ndaj përqendrimeve të ulëta alkooli (deri në 1%), por fillojnë të reduktojnë konsumimin kur niveli rritet. Gjithashtu, në pendët e disa zogjve është gjetur një metabolit i etanolit, çka dëshmon se organizmi i tyre e përpunon alkoolin në mënyrë të ngjashme me gjitarët.

Shkencëtarët besojnë se prania e etanolit mund të shërbejë edhe si një “sinjal aromatik” për tërheqjen e polenizuesve, duke hapur një fushë të re studimi për ndikimin e tij në evolucion dhe sjellje.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu