
Një aksident rrugor me pasojë fatale është regjistruar rreth orës 03:00 të mëngjesit të sotëm në autostradën Fier–Vlorë, në vendin e quajtur Novoselë.
Sipas të dhënave paraprake, një automjet me targa AB009GN është përplasur me barrierat mbrojtëse anësore të rrugës.
Rreth 30 metra larg vendit të përplasjes është gjetur pa shenja jete drejtuesi i mjetit, shtetasi Albi Hoxha, i lindur më 7 gusht 2002.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po kryejnë veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
Autoritetet po punojnë gjithashtu për të verifikuar nëse në automjet ndodheshin edhe persona të tjerë në momentin e ngjarjes.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rastit.






