
Misioni ka hyrë në histori, pasi astronautët e tij janë bërë njerëzit që kanë udhëtuar më larg nga Toka se kurrë më parë.
Gjatë fluturimit rreth Hënës, ekuipazhi ka kaluar rekordin e vendosur nga misioni në vitin 1970, duke arritur një distancë më të madhe se 248 mijë milje nga planeti ynë.
Në bord ndodhen katër astronautë – Reid Wiseman, Victor Glover, Christina Koch dhe Jeremy Hansen – të cilët po realizojnë rikthimin e parë të njerëzimit drejt Hënës pas dekadash.

Fluturimi gjashtëorësh rreth Hënës përbën momentin kulmor të misionit, duke ofruar pamje të pjesës së pasme të saj, një zonë që rrallë është parë nga njerëzit.
Misioni është pjesë e programit të për rikthimin e astronautëve në Hënë, me synimin për të realizuar zbarkimin në polin jugor në vitet e ardhshme.
Ky rekord historik shënon një hap të madh drejt eksplorimit të thellë hapësinor dhe rikthimit të pranisë njerëzore përtej orbitës së Tokës






