
Kryetar i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste ka reaguar me tone ironike ndaj Partisë Demokratike pas debatit në Kuvend.
Në një postim në rrjetet sociale, Balla shkruan se opozita është “mërzitur” nga replika e tij me një deputet, të cilin e cilëson si “republikan-demokrat” që ndërhyn pa leje nga vendi.
Ai thekson se gjatë ndërhyrjes së tij vetëm i ka kujtuar Fatmir Mediut ish ministër mbrojtjeje kur shpërtheu fabrika e demontimit të municioneve në Gërdec se ndaj tij ekziston një proces gjyqësor i hapur me drejtësinë.
Reagimi i Ballës vjen në vijim të përplasjeve ekstreme politike në Kuvend të enjten.






