Pas paralajmërimit të Ambasadës Amerikane për një rrezik të mundshëm nga grupe të lidhura me Iranin, strukturat e Antiterrorit në Shqipëri kanë intensifikuar masat e sigurisë në terren.

Burime bëjnë me dije se janë zhvilluar takime koordinuese me përfaqësues të ambasadave amerikane dhe izraelite, me qëllim rritjen e gatishmërisë dhe parandalimin e çdo skenari të mundshëm.

Edhe pse plani i masave ishte hartuar më herët, situata është rivlerësuar pas paralajmërimit, duke çuar në shtimin e monitorimit dhe kontrollit të elementëve të rrezikut.

Në fokus të këtyre masave janë objektet diplomatike, godina e muxhahedinëve në Manëz, si dhe sheshe dhe hapësira të mëdha publike, të konsideruara si zona me ndjeshmëri të lartë.

Në kuadër të këtij plani, është shtuar prezenca e forcave policore në terren, ndërsa pjesë e operacionit është edhe SHISH, i cili në bashkëpunim me Antiterrorin po ndjek nga afër situatën për garantimin e sigurisë në vend.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu