Këngëtari Ermal Meta ka ndarë një rrëfim emocional për takimin e parë me vajzat që sot janë pjesë e familjes së tij, duke kujtuar momentin që i ndryshoi jetën.

Ai tregon se gjatë vizitës në një jetimore, u përball me një realitet të dhimbshëm, ku fëmijët më të rritur shpesh lihen mënjanë pasi shumica e familjeve preferojnë të adoptojnë fëmijë më të vegjël.

“Fjala që më goditi ishte: ‘Neve më të rriturve nuk na do askush’”, rrëfen Meta, duke shtuar se kjo fjali i preku thellë zemrën dhe ndikoi në vendimin e tij.

Sipas tij, ajo përvojë la gjurmë të forta emocionale dhe ishte pikërisht ajo që e shtyu drejt një zgjedhjeje të rëndësishme në jetën e tij personale.

Këngëtari tregon se vajzat, Klodjana dhe Ljumturija, që sot janë 19 vjeçe, janë bërë pjesë e familjes së tij dhe jetojnë të rrethuara me dashuri.

Meta ka theksuar gjithashtu se dëshira për të adoptuar ka qenë prej kohësh pjesë e mendimeve të tij, madje edhe para se të bëhej baba biologjik.

“Gjithmonë kam menduar se mund të adoptoja. Ndoshta jeta kishte plane të tjera për mua”, shprehet ai, duke e cilësuar këtë si një nga vendimet më të rëndësishme dhe më domethënëse të jetës së tij.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu