Nëndetësja turke TCG İNÖNÜ ka mbërritur për një vizitë triditore në Portin e Durrësit. Sipas Autoritetit Portual Durrës, vizita zhvillohet në kuadër të bashkëpunimit ndërinstitucional dhe marrëdhënieve mes forcave detare të vendeve aleate.

Gjatë kësaj periudhe, autoritetet portuale, në koordinim me Forcën Detare dhe Policinë Ushtarake, janë angazhuar për zbatimin e masave organizative dhe të sigurisë, duke garantuar kushtet e nevojshme për akomodimin dhe zhvillimin normal të aktivitetit gjatë qëndrimit të nëndetëses.

Sipas Autoritetit Portual, vizita e kësaj njësie të marinës turke konsiderohet një moment i rëndësishëm në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar, duke reflektuar vazhdimësinë e partneritetit dhe forcimin e marrëdhënieve detare dhe të sigurisë në rajon.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu