
Pas javësh spekulimesh në media dhe rrjete sociale, është konfirmuar se moderatorja e njohur Arbana Osmani do të jetë në drejtimin e sezonit të ri të spektaklit “Ferma VIP 3”, që do të transmetohet në Vizion Plus. Konfirmimi ka ardhur nga regjisori Eduart Grishaj, njëkohësisht bashkëshorti i moderatores, i cili ka publikuar në rrjetet sociale trailerin e formatit. Krahas videos ai ka shkruar: “Jemi gati, Ferma VIP 3”, duke lënë të kuptohet se sezoni i ri i spektaklit është drejt nisjes.
Në trailerin e publikuar shfaqet edhe Arbana Osmani, duke konfirmuar rikthimin e saj në drejtimin e këtij reality show. Edhe vetë moderatorja ka shpërndarë videon në rrjetet sociale, duke shkruar: “Le të fillojë loja!”.
Prej kohësh në media qarkullonin zëra se Osmani mund të rikthehej në ekran me këtë format, ndërsa tashmë gjithçka duket se është zyrtarizuar me publikimin e trailerit të “Ferma VIP 3”.






