
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka dekretuar sot një sërë ndryshimesh në përbërjen e qeverisë, duke firmosur shkarkimin dhe emërimin e disa ministrave dhe zyrtarëve të lartë.
Sipas njoftimit zyrtar, Presidenti ka dekretuar shkarkimin nga detyra të:
- Belinda Balluku, Zëvendëskryeministër dhe Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë
- Elisa Spiropali, Ministre për Evropën dhe Punët e Jashtme
- Pirro Vengu, Ministër i Mbrojtjes
- Albana Koçiu, Ministre e Punëve të Brendshme
- Besfort Lamallari, Ministër i Drejtësisë
- Toni Gogu, Ministër i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin
Në të njëjtën kohë, Begaj ka dekretuar edhe emërimet e reja në kabinetin qeveritar.
Sipas dekretit presidencial, në detyrat e reja janë emëruar:
- Albana Koçiu, Zëvendëskryeministre
- Ferit Hoxha, Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme
- Besfort Lamallari, Ministër i Punëve të Brendshme
- Ermal Nufi, Ministër i Mbrojtjes
- Toni Gogu, Ministër i Drejtësisë
- Enea Karakaçi, Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë
- Erjona Ismaili, Ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin
Ndryshimet vijnë në kuadër të riorganizimit të kabinetit qeveritar, ndërsa pritet që ministrat e rinj të marrin zyrtarisht detyrën pas procedurave përkatëse institucionale.






