Industria e serialeve të shkurtra në Kinë po transformohet nga Inteligjenca Artificiale. Mini-serialet vertikale me mace dhe qen të krijuar në mënyrë digjitale po pushtojnë platformat sociale si Douyin dhe Kuaishou, duke grumbulluar dhjetëra e madje qindra miliona shikime.

Të quajtura “drama me kafshë të realizuara me AI”, këto prodhime përdorin teknologjinë e Inteligjencës Artificiale për skenarin, ndërtimin e personazheve, storyboard-in dhe animacionin. Kjo ka ulur ndjeshëm kostot e prodhimit, nga 500–800 mijë juanë në rreth 100–150 mijë juanë për seri, ndërsa kapaciteti i prodhimit mund të rritet deri në 10 herë krahasuar me metodat tradicionale.

Ndër serialet më të ndjekura janë “Macja Portokalli”, me rreth 24 milionë shikime, dhe “Historia e veshjeve të Maces së Trashë Portokalli”, që ka kaluar 130 milionë shikime. Kompanitë prodhuese arrijnë të realizojnë deri në 20–30 mini-seriale në muaj, falë automatizimit të procesit përmes AI.

Fenomeni, që u përhap fuqishëm gjatë viteve 2024–2025, pritet të përfaqësojë deri në 30% të tregut të animacionit dhe platformave streaming në 3–5 vitet e ardhshme. Argëtim i lehtë, prodhim i shpejtë dhe personazhe digjitale – kjo është formula e re e suksesit në tregun aziatik të përmbajtjes mobile.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu