Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka përfunduar këtë të enjte seancën paraprake në ngarkim të Ilir Meta, Monika Kryemadhi dhe tre të pandehurve të tjerë në këtë proces.

Gjatë seancës, Kryemadhi kërkoi pushimin e çështjes ose në alternativë kthimin e akteve për hetim të mëtejshëm, kërkesë që më herët ishte paraqitur edhe nga Meta. Ndërkohë, përmes avokatëve të tyre, Fatime Kryemadhi, Ema Çoku dhe Piro Xhixho kërkuan po ashtu pushimin e çështjes.

Gjyqtarja Irena Gjoka do të shpallë më 5 mars vendimin nëse do të pranojë kërkesën e Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) për kalimin e dosjes për gjykim apo jo.

SPAK mbylli hetimet më 28 korrik dhe në fund të gushtit të vitit të kaluar e dërgoi dosjen në gjykatë, duke përfshirë tre hetime: çështjen CEZ-DIA, lobimin e LSI në SHBA dhe hetimin pasuror. Meta dhe Kryemadhi akuzohen për korrupsion pasiv, pastrim parash dhe mosdeklarim pasurie. Meta ndodhet në burg që nga tetori 2024, ndërsa Kryemadhi është nën masën “detyrim paraqitje”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu