Ka përfunduar ndeshja në Vlorë mes Flamurtari dhe Partizani, me miqtë që triumfuan me rezultatin 1-2 pas një përmbysjeje në pjesën e dytë.

Skuadra vlonjate kaloi e para në avantazh, por Partizani reagoi duke shënuar dy herë dhe duke marrë tre pikët. Flamurtari pati mundësinë për të barazuar shifrat me një penallti, por nuk arriti ta konkretizojë, duke humbur një shans të artë për të shmangur humbjen.

Ky rezultat e vështirëson ndjeshëm qëndrimin e Flamurtarit në Superligë, ndërsa gara për mbijetesë bëhet edhe më e fortë në javët e mbetura të kampionatit./Euronews

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu