Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se opozita do të vijojë qëndrimin në protestë, ndërsa akuzoi qeverinë për përdorim të mjeteve të ndaluara me ligj ndaj protestuesve.

Në një deklaratë për mediat, Berisha u shpreh se situata në vend është përshkallëzuar dhe se Tirana, sipas tij, është “në duart e kryengritësve paqësorë”.

“Do qëndrojmë në fushëbetejë. Vendi ynë është në fushëbetejë. Siç e shihni ju, Tirana është në duart e kryengritësve paqësorë dhe regjimi po struket në strofulla minjsh,” – tha Berisha.

Ai shtoi më tej se, sipas tij, autoritetet kanë përdorur mjete të ndaluara me ligj kundër protestave, duke theksuar se kjo, në vlerësimin e tij, tregon dobësi të qeverisë.

“Kanë nxjerrë dhe po përdorin mjete të ndaluara me ligj kundër protestave paqësore. Por kjo nuk i bën më me shpresë, përkundrazi kjo i bën më të pashpresë,” – u shpreh kreu i PD.

“Këta po tejkalojnë çdo vijë të kuqe dhe i garantoj se do marrin ndëshkim shembullor për këto qëndrime që mbajnë…

Zoti Berisha, do të vazhdojë protesta, apo mbyllet këtu?
Sali Berisha: Jo, nuk mbyllet këtu protesta.

Po si do vazhdojë?
Sali Berisha: Vazhdon protesta. Do vazhdojë dhe të jeni të sigurt se kjo protestë shënon një stad krejt tjetër të protestave tona.
Ju e shihni se çfarë vullneti i hekurt është, dhe këta që kanë bërë këto veprime, këta që gjuajnë protestuesit, këta do përballen me ndëshkimin e merituar.”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu