Aktori amerikan ka ndërruar jetë në moshën 53-vjeçare, më pak se një vit pasi bëri publik diagnozën me ALS, sëmundjen degjenerative të njohur edhe si forma më e zakonshme e sëmundjes së neuroneve motorike.

Lajmi u konfirmua nga familja e tij përmes një deklarate, ku thuhet se aktori u nda nga jeta pas një “beteje të guximshme me ALS”, i rrethuar nga bashkëshortja dhe dy vajzat e tij.

Dane u bë i njohur për publikun ndërkombëtar me rolin e Dr. Mark Sloan, i njohur si “Dr. McSteamy”, në serialin hit , ndërsa në vitet e fundit interpretoi patriarkun Cal Jacobs në dramën e HBO .

Gjatë verës së kaluar, në një intervistë për emisionin “Good Morning America”, ai kishte folur hapur për diagnozën, duke pranuar se ndjente zemërim dhe frikë për të ardhmen, sidomos për vajzat e tij të mitura.

I lindur në San Francisko në vitin 1972, Eric Dane ndërtoi një karrierë të gjatë në televizion dhe kinema, me role edhe në “Charmed”, “The Last Ship” dhe filma si “Marley & Me” dhe “Valentine’s Day”.

Me ndarjen e tij nga jeta, Hollywood humb një nga figurat më të njohura të ekranit televiziv të dy dekadave të fundit.

Çfarë është ALS? (Skleroza Laterale Amiotrofike)

ALS (Skleroza Laterale Amiotrofike) është një sëmundje e rrallë neurodegjenerative që prek neuronet motorike – qelizat nervore në tru dhe palcën kurrizore që kontrollojnë lëvizjen e muskujve.

Njihet edhe si “sëmundja e Lou Gehrig”, nga emri i bejsbollistit amerikan , i cili u diagnostikua me këtë sëmundje në vitet ’30.

Çfarë ndodh në organizëm?

Me kalimin e kohës, neuronet motorike dëmtohen dhe vdesin. Si pasojë:

  • dobësohen muskujt,
  • shfaqet vështirësi në të folur dhe gëlltitje,
  • humbet gradualisht aftësia për të ecur,
  • në fazat e avancuara preket edhe frymëmarrja.

Sëmundja është progresive, që do të thotë se përkeqësohet me kalimin e kohës.

A ka kurë?

Aktualisht nuk ka kurë për ALS, por ekzistojnë trajtime që mund të ngadalësojnë përparimin dhe të lehtësojnë simptomat. Kujdesi mbështetës (fizioterapia, terapia e të folurit, aparatet e frymëmarrjes) është thelbësor.

Sa e shpeshtë është?

ALS konsiderohet e rrallë. Shumica e rasteve shfaqen pas moshës 40–50 vjeç. Në pjesën më të madhe të rasteve, shkaku i saktë mbetet i panjohur.

Në vitet e fundit, ndërgjegjësimi global për ALS është rritur, veçanërisht pas fushatave ndërkombëtare sensibilizuese si “Ice Bucket Challenge”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu