Aksi rrugor Qafë Thore–Theth është bllokuar plotësisht pas rënies së ortekëve të dëborës pranë tuneleve panoramike, duke krijuar rrezik të lartë për kalim.

Lajmi u konfirmua nga prefektja e Qarkut Shkodër, Holta Duda, e cila bëri të ditur se për arsye sigurie qarkullimi do të qëndrojë i mbyllur për të gjitha automjetet, përfshirë edhe mjetet borëpastruese.

Sipas njoftimit, vendimi u mor pas analizës së riskut dhe komunikimit me inxhinierët e firmës kontraktore për mirëmbajtjen e rrugës, si dhe me Autoritetin Rrugor Shqiptar. Kushtet e përkeqësuara atmosferike kanë rritur ndjeshëm rrezikshmërinë në këtë segment.

Autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të mjeteve të respektojnë sinjalistikën, të shmangin këtë aks dhe të ndjekin njoftimet zyrtare për përditësime të mëtejshme. Ndërkohë, Policia Rrugore njofton se rruga do të mbetet e bllokuar deri në një njoftim të dytë.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu