Qeveria ka miratuar sot një vendim për kompensimin financiar të pronarëve të pasurive të paluajtshme që preken nga ndërtimet e legalizuara.

Sipas vendimit të Këshillit të Ministrave, kompensimi do të përfshijë pronarët e pronave private, sipërfaqet e të cilave janë zënë nga objekte të legalizuara në disa drejtoritë vendore të , mes tyre Tiranë Rurale 1 dhe 2, Kamzë-Vorë, Durrës-Kavajë-Krujë, Tiranë Veri e Jug, Vlorë, Elbasan, Lezhë, Dibër, Fier dhe Shkodër.

Vlera totale e kompensimit arrin në 1,089,383,502.2 lekë dhe mbulon një sipërfaqe prej 101,752.1 metrash katrorë, sipas shtojcës bashkëlidhur vendimit.

Për një pjesë të pasurive të listuara, fondet do të vihen në dispozicion nga , në përputhje me ligjin “Për përfundimin e proceseve kalimtare të pronësisë në Republikën e Shqipërisë”.

Vendimi parashikon gjithashtu që të ardhurat e mbledhura nga drejtoritë vendore të Kadastrës, si rezultat i kalimit të pronësisë përmes shitjes së parcelave ndërtimore në favor të objekteve informale që legalizohen, do të përdoren për kompensimin e pronarëve.

Ngarkohen Agjencia Shtetërore e Kadastrës dhe Agjencia e Trajtimit të Pronave për zbatimin e këtij vendimi, i cili hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu