
Juristi Ylli Manjani ka folur këtë të hënë në Now Euronews Albania me Erla Muhillin lidhur me vendimin e Kushtetueses për pezullimin e Belinda Ballukut.
Manjani ka treguar se ku, sipas tij, do të ndërhyjë Kryeministri Edi Rama pas vendimit të tij ditën e sotme në Grupin Parlamentar të PS-së.
“Në të gjitha standardet e KiE-së është e sugjerueshme që të shikohet gjëja që të bëhet një rishikim dhe si korrektohen gabimet.
Reagimi i kryeministrit ka të bëjë vetëm me pjesën e në fakt që nuk është kushtetuese që është një nen në kodin e procedurës penale me atë që e kemi diskutuar që ka të bëjë me nenin 42.
Unë do dëshiroja që të jetë një paketë e plotë, ai flet për listimin e zyrtarëve të lartë. Atë që duhet ta zgjidhte Kushtetuta do ta zgjidhi Rama tani.
Gjykatës Kushtetuese iu kërkua që të interpretonte nenin 42, dhe te koncepti i personave të zgjedhur iu kërkua të fuste edhe ministrat se kanë imunitet. Kushtetuesja se bëri dot këtë gjë, ai do marrë ligjin dhe do ta sqarojë.” – tha Manjani./Tema






