Gjykata e Apelit e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka lënë në fuqi vendimin për arrest me burg ndaj kryebashkiakut të Rrogozhinës, Edison Memolla, i dënuar me 1 vit burg për korrupsion zgjedhor.

Vendimi është i formës së prerë, duke i hapur rrugë ekzekutimit të dënimit. Memolla nuk ishte i pranishëm në seancë dhe u përfaqësua nga avokati i tij mbrojtës.

Dënimi i kreut të bashkisë sjell pasoja të menjëhershme për drejtimin vendor, pasi në Rrogozhinë pritet të shpallen zgjedhje të reja për kryebashkiak, me qëllim zëvendësimin e tij.

Çështja lidhet me akuzën për korrupsion zgjedhor, një nga veprat penale që trajtohen nga drejtësia e posaçme në kuadër të luftës kundër krimeve që cenojnë proceset demokratike.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu