
Ish-Presidenti i Republikës, Alfred Moisiu, është dërguar me urgjencë ditën e sotme në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUT) pas komplikacioneve shëndetësore.
Burime spitalore bëjnë me dije se ish-kreu i shtetit është paraqitur me vështirësi në frymëmarrje. Menjëherë pas mbërritjes në spital, ai është shtruar në repartin e Reanimacionit pranë Klinikës së Kardiologjisë, ku ndodhet nën monitorim intensiv nga stafi mjekësor.
Sipas zyrës së shtypit dhe informacioneve spitalore, parametrat jetësorë të ish-presidentit Moisiu janë aktualisht stabël.
“I gjithë stafi i shërbimit të Kardiologjisë është në gatishmëri për të mbajtur nën kontroll gjendjen e ish-Presidentit”, bëjnë të ditur burimet nga QSUT.



