Zbulohen emrat e zyrtarëve të Agjencisë Kombëtare të Mjedisit, dhe portit të Durrësit ndaj të cilëve Prokuroria e Durrësit firmosi masë sigurie ‘arrest me burg’ e ‘arrest shtëpie’ lidhur me kontrabandën e mbetjeve të rrezikshme drejt Tajlandës në korrik të 2024.

Konteinerët mbartnin mbi 2800 ton mbetje të rrezikshme me origjinë nga furnaltat e kompanisë “Kurum International” konfirmoi prokuroria një vit më pas, më 24 dhjetor 2025.

Gjatë hetimit, Prokuroria pretendon se ka zbuluar shkelje të ligjit dhe shpërdorim detyre nga drejtuesit e Agjencisë Kombëtare të Mjedisit, (AKM), nga punonjës të Doganave, të Autoritetit Portual Durrës si dhe nga kompania koncesionare që menaxhon terminalin lindor, EMS Albanian Port Operator.

Prandaj janë firmosur masa sigurie për zyrtarët e AKM-së, drejtorisë së Doganave në Durrës si dhe punonjësit e disa kompanive të tjera të akuzuara për shkelje të legjislacionit mbi trajtimin e mbetjeve.

Konkretisht Ish-drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Mjedisit, Arta Dollani, drejtoresha aktuale Marjeta Përlala dhe shtatë zyrtarë të tjerë të kësaj agjencie akuzohen për veprën penale të shpërdorimit të detyrës në lidhje me dështimin e mbikëqyrjes dhe monitorimit të lejeve mjedisore ndaj kompanisë „Kurum” dhe kompanive të tjera të përfshira.

Ndaj Dollanit dhe Përlalës u vendosën masat e arrestit shtëpiak.

Nën akuzë janë edhe drejtuesit e kompanisë koncesionare të terminalit lindor të portit të Durrësit, EMS Albanian Port Operator, pesë nëpunës të Doganës së Durrësit, dy inspektorë të Autoritetit Portual si dhe drejtues të disa kompanive të tjera.

“AKM e Dollanit nuk kreu inspektime”

Prokuroria akuzon ish-drejtoreshën e AKM, Arta Dollani, drejtoreshën aktuale, Marjeta Përlala si dhe pesë zyrtarë të tjerë të këtij institucioni për shkelje në ushtrimin e detyrës si institucion mbikëqyrës dhe përgjegjës për respektimin e kritereve të sigurisë në fushën e mjedisit.

Sipas hetimit, AKM nuk ka kryer inspektime në përputhje me ligjin pranë shoqërive Kurum International, Alliance Resorce, Sokolaj dhe ESM APO, duke i hapur rrugën grumbullimit, transportimit dhe kontrabandimit të mbetjeve të rrezikshme të kodit 10 02 07*.

“Rezulton se AKM nuk ka kryer inspektime periodike tematike, por vetëm inspektime vjetore të përgjithshme, në të cilat gjithashtu evidentohen shkelje mbi rezultatet e inspektimit,” thuhet në kërkesën për masën e sigurisë.

Sipas Prokurorisë, AKM është gjithashtu përgjegjëse se nuk ka monitoruar cilësinë e vetëmonitorimeve të kompanive private, të cilat i kanë kryer ato fiktivisht dhe në shkelje të detyrimeve të diktuara nga ligji, shkruan BIRN.

“Dogana e Durrës lejoi eksportimin e mbetjeve të rrezikshme”

Një tjetër hallkë problematike në zinxhir është Drejtoria Doganore e Durrësit, e cila sipas Prokurorisë i ka trajtuar praktikat në kundërshtim me ligjin, duke lejuar eksportimin e mbetjeve të rrezikshme.

Sipas hetimit, mbetjet e rrezikshme janë depozituar nga kompania “Kurum” në terminalin lindor të portit të Durrësit, i operuar nga kompania koncesionare EMS Albania Port Operator, edhe pse kjo e fundit nuk ishte pajisur me leje mjedisore për pranimin e tyre.

Kompania EMS APO i ka dhënë kompanisë Sokolaj hapësirë për depozitimin e mbetjeve në portin e Durrësit, përmes disa kontratave të qirasë të lidhura me kompaninë GS Minerals d.o.o.

Kompania koncesionare kishte gjithashtu detyrimin që të raportonte periodikisht mbi llojin e mbetjeve që depozitonte, por nuk e ka përmbushur atë.

“Në rastin objekt hetimi, EMS APO ka pranuar në të paktën 4 raste të grumbullojë mbetje të rrezikshme, pa kryer asnjë lloj verifikimi dhe pa pasur asnjë mekanizëm sigurie për të shmangur efektet e dëmshme në mjedis dhe në shëndet,” thuhet në vendimin e gjykatës.

Zyrtaret me masë nga Dogana e Durrësit

Julian Kapedani Dega e Doganës Durrës në arrest me burg

Indrit Likaj Dega e Doganës Durrës në arrest me burg

Helidon Lila Dega e Doganës Durrës në arrest me burg

Edmond Voda Dega e Doganës Durrës në arrest me burg

Shkëlqim Jakupi Dega e Doganës Durrës në arrest me burg

Zyrtaret me masë nga kompania koncesionare të terminalit

Florian Çimo Administrator i kompanisë koncesionare EMS APO në arrest me burg

Gazmend Sina Punonjës i kompanisë koncesionare EMS APO në arrest me burg

Ingo Hesse, administrator i kompanisë EMS APO në arrest me burg

Zyrtaret me masë nga Agjencia Kombëtare të Mjedisit

Arta Dollani Ish- drejtoresha e Përgjithshme e AKM në arrest shtëpiak

Marjeta Përlala Drejtoresha aktuale e AKM në arrest shtëpiak

Dritan Seferaj Drejtoria e Inspektim- Kontrollit, AKM në arrest me burg

Kledina Skendo Sektori i monitorimit të lejeve mjedisore, AKM në arrest shtëpiak

Evis Mellonashi Sektori i lejeve mjedisore, AKM në arrest shtëpiak

Kejdi Ahmetaj Drejtoria e Inspektimit, AKM në arrest me burg

Iva Musa Inspektore e Autoritetit Portual Durrës, arrest shtëpiak

Xhulio Golgota Inspektor i Autoritetit Portual Durrës, arrest me burg

Administratore kompanish

Gjovana Sokolaj Pronare e kompanisë “Sokolaj” në arrest me burg
Doni Sokolaj Administrator i kompanisë D.o.o Minerals në arrest me burg

Olizana Pemati Ish- administratore e kompanisë “Sokolaj” në arrest me burg

Mikail Hila Aksioner i agjencisë doganore “Joti Spedition” në arrest me burg

Mbarime Koroci Aksionere e kompanisë “Alliance Resource” në arrest me burg

Nazif Bajrami Pronar i kompanisë “Bajrami N” në arrest me burg

Andon Prifti Administrator i kompanisë “Bajrami N” në arrest me burg

Petrit Qosja Person fizik në tregtinë e mbetjeve në arrest me burg

Emrat e plotë në dokumentin bashkangjitur./Syri

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu