Me urdhër të Prokurorisë është ndaluar efektivi i policisë Besart Kovaçi, 24 vjeç, i cili ndodhej brenda ambientit në momentin e atentatit dhe dyshohet për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”. Sipas të dhënave hetimore, ai iu është kundërpërgjigjur autorëve me armë zjarri gjatë sulmit.

Autoritetet kanë shpallur në kërkim shtetasit me iniciale G. N., E. N., K. N. dhe M. N., të dyshuar për “Vrasje me dashje, e mbetur në tentativë” si edhe “Mbajtje pa leje të armëve të zjarrit dhe municionit”.

Nuk ishte shënjestra

Nga hetimet paraprake rezulton se Sokol Daci nuk ka qenë objektivi i atentatit. Në berberhane ndodheshin edhe disa persona të tjerë, mes tyre Merando Nikulaj, 21 vjeç, i cili dyshohet të ketë qenë shënjestra reale e sulmit.

21-vjeçari, nip i Ardian Nikulajt, nuk është shoqëruar ende për t’u marrë në pyetje. Policia po ushtron kontrolle në biznese dhe banesa për lokalizimin e tij, ndërsa dyshohet se mund të ketë mbetur i plagosur, pasi kamerat e sigurisë e shfaqin duke u larguar me vështirësi nga vendi i ngjarjes.

Hetimet në vijim

Grupi i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Lezhës, po vijon punën për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim, ndërsa për shkak të hetimeve nuk jepen detaje të tjera.

Kujtesë: Vrasja e Ardian Nikulajt

Ngjarja rikthen në vëmendje ekzekutimin e biznesmenit Ardian Nikulaj në prill 2023, i cili u qëllua për vdekje brenda lokalit të tij nga një person i maskuar. Për organizimin e vrasjes u dyshua Edmond Haxhia, ndërsa autor i dyshuar ishte portugezi Ruben Saraiva. Një pjesë e të përfshirëve u arrestuan pas largimit nga Shqipëria.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu