Gazetarja dhe moderatorja Jonida Shehu ka nisur një etapë të re në karrierën e saj profesionale, pasi është emëruar këshilltare për mediat në Kryeministri.

Emërimi u prezantua këtë të hënë gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, e zhvilluar në Kryesinë e Kuvendit. Takimi nisi rreth orës 11:15, ndërsa njoftimi u bë nga Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste dhe Drejtuesi Politik i PS për Diasporën, Taulant Balla.

Shehu vjen në këtë detyrë pas një eksperience të gjatë në gazetari dhe moderim televiziv, duke kaluar tashmë në një rol institucional pranë qeverisë.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu