Taulant Balla ka mirëpritur në Kuvendin e Shqipërisë një përfaqësi të diasporës hasiane, duke theksuar rëndësinë historike, kulturore dhe identitare të trevës së Hasit.

Në postimin e tij në rrjetet sociale, Balla vlerëson Hasin si një nga krahinat më të lashta shqiptare, simbol të qëndresës dhe trashëgimisë kombëtare. Ai kujton edhe figurën e Pjetër Bogdani, autor i veprës Çeta e Profetëve.

Sipas Ballës, kjo trevë ka dhënë jo vetëm histori, por edhe mendim, dije dhe trashëgimi që përfaqëson shqiptarët me dinjitet ndër shekuj. Gjatë takimit, ai thekson se u diskutuan ide konkrete për mbështetjen e Bashkisë Has dhe banorëve të saj, si dhe për forcimin e lidhjeve me diasporën.
Në takim morën pjesë përfaqësues të komunitetit hasian në diasporë, në kuadër të bashkëpunimit për zhvillimin lokal dhe ruajtjen e identitetit kulturor të zonës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu