
Strasburg, Francë – Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ndodhet sot në selinë e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, në Strasburg, së bashku me deputeten Albana Vokshi.
Në një videomesazh drejtuar qytetarëve, Berisha deklaroi se opozita shqiptare po vijon betejën e saj kundër asaj që e cilësoi si narkoshtet dhe keqqeverisje, duke theksuar se kjo përballje po çon kauzën e opozitës në arenën ndërkombëtare dhe në vëmendjen e institucioneve europiane.
Sipas Berishës, prezenca e opozitës në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës synon ndërkombëtarizimin e problematikave që, sipas tij, rëndojnë mbi demokracinë, shtetin ligjor dhe zgjedhjet në Shqipëri.



