
Ditën e sotme Departamenti Amerikan i Shtetit shpalli vendimin për pezullimin e vizave të emirgantëve për 75 vende, ku mes tyre përfshihej edhe Shqipëria dhe Kosova.
Ndërkohë që Ambasada Amerikane në vendin tonë, përmes një postimi në rrjet sociale sqaron se cilët qytetarë shqiptarë mund të vijojnë të udhëtojnë në drejtim të SHBA-ve dhe cilat kategori janë të ndaluara.
Siaps njoftimit të ambasadës shqiptarët që disponojnë vizë amerikane lejohet të udhëtoonë drejt SHBA-ve vetëm nëse kanë për qëllin turizmin, pushimet,. Blerjet, takime biznesi apo vizite te miqtë e të afërmit.
Ndërkohë nuk lejohet udhëtimet drejt SHBA me qëllim lindjen e fëmijës, studimet, apo me qëllim punën.
Postimi i plotë i Ambasadës së SHBA:
🇦🇱 Është përgjegjësia juaj ta përdorni vizën tuaj në mënyrë korrekte.
Disa aktivitete që LEJOHEN me vizë vizitori B1/B2:
✅ Turizëm
✅ Pushime
✅ Blerje
✅ Vizitë me miq ose të afërm
✅ Takime me bashkëpunëtorë biznesi
✅ Pjesëmarrje në një konventë ose konferencë
Aktivitete që NUK LEJOHEN me një vizë vizitori B1/B2:
❌ Turizëm lindjeje (udhëtim me qëllim kryesor lindjen në Shtetet e Bashkuara për të marrë shtetësinë amerikane për fëmijën)
❌ Punë që rezulton në pagesë nga një punëdhënës ose biznes amerikan
❌ Studimi për një diplomë ose kredite akademike
❌ Performanca të paguara
#securingusborders
Kujtojmë që vendimi i DASH për pezullimin e vizave për emigrantët hyn në fuqi në 21 Janar.






