Aktori i njohur turk Can Yaman ka reaguar publikisht një ditë pas lajmeve që qarkulluan në mediat turke dhe italiane për një arrestim të tij gjatë një operacioni antidrogë në Turqi. Përmes një postimi ironik në rrjetet sociale, Yaman ka mohuar kategorikisht çdo përfshirje në një çështje të tillë.

Duke shpërndarë disa foto nga Koloseu në Romë, aktori ka sqaruar se ndodhet në Itali dhe ka kritikuar ashpër mënyrën se si disa media kanë përhapur lajmin, duke e cilësuar atë si të pavërtetë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Can Yaman (@canyaman)

“I dashur shtyp italian, shtypi turk ka qenë gjithmonë i keq me mua, por kjo nuk është asgjë e re. Por jo ju! Ju lutem mos bëni të njëjtin gabim duke kopjuar lajme që vijnë nga Bosfori. A mendoni vërtet se po bredh nëpër klube me drogë në një kohë kur policia po kryen hetime të gjera dhe po arreston shumë njerëz të famshëm?”, shkruan Yaman.

Ai shton se, nëse akuzat do të kishin qenë qoftë edhe minimalisht të vërteta, nuk do të ishte liruar kaq shpejt dhe as do të kishte mundur të largohej nga Turqia.

“Nëse kjo do të ishte sadopak e vërtetë, nuk do të isha liruar kaq shpejt dhe nuk do të isha në gjendje të kthehesha menjëherë në Itali. Ju dua të gjithëve”, përfundon aktori në postimin e tij në Instagram.

Reagimi i Can Yaman vjen pas një vale spekulimesh në rrjetet sociale dhe portale, duke hedhur poshtë zërat për përfshirje të tij në trafik apo konsum droge.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu