
Qendrat e votimit në të gjitha komunat e janë hapur sot në orën 07:00, duke shënuar fillimin e procesit zgjedhor. Qytetarët do të kenë mundësi të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës deri në orën 19:00.
Sipas të dhënave zyrtare, në këto zgjedhje janë të regjistruar për të votuar 1,999,024 qytetarë. ka njoftuar se të gjitha përgatitjet teknike dhe administrative janë përmbyllur me sukses një ditë para ditës së votimit, duke garantuar mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.
Procesi po zhvillohet në 910 qendra votimi me 2,557 vendvotime për votimin e rregullt, si dhe në 38 qendra me 57 vendvotime të dedikuara për votimin me kusht, të shpërndara në të gjitha komunat e vendit.
Zgjedhjet e parakohshme: Kosova voton
Sot, qytetarët e Kosovës ushtrojnë një nga të drejtat themelore demokratike, duke zgjedhur përbërjen e re të . Zgjedhjet përbëjnë një moment kyç për demokracinë dhe synojnë që përfaqësimi politik të reflektojë vullnetin e qytetarëve.
Rreth 2 milionë shtetas me të drejtë vote kanë mundësi t’u drejtohen kutive të votimit. Procesi po zhvillohet nën mbikëqyrjen e institucioneve vendore dhe vëzhguesve ndërkombëtarë, me standarde sigurie dhe transparence.
Në garë për një vend në Kuvend janë 1,146 kandidatë për deputetë, të propozuar nga 23 subjekte politike që marrin pjesë në këto zgjedhje.







