
Donald Trump Jr është fejuar për herë të tretë. Djali i madh i presidentit amerikan Donald Trump ka konfirmuar fejesën me Bettina Anderson, duke rikthyer vëmendjen e mediave jo vetëm te jeta e tij personale, por edhe te mundësia e një dasme prestigjioze në Shtëpinë e Bardhë.
Kjo fejesë shënon herën e tretë për Donald Trump Jr dhe, nëse kurorëzohet, do të jetë martesa e tij e dytë. Marrëdhënia me Bettina Anderson ka qenë relativisht diskrete, por zhvillimi i shpejtë i saj ka nxitur spekulime në rrethet mediatike dhe politike amerikane.

Lajmi i fejesës u bë publik në një event zyrtar në Shtëpinë e Bardhë, ku ishte i pranishëm edhe Presidenti Donald Trump, çka ka shtuar pyetjen nëse çifti mund të zgjedhë pikërisht këtë institucion simbolik për ceremoninë martesore.

Megjithatë, deri tani nuk ka një konfirmim zyrtar për planet e dasmës, ndërsa vetë Donald Trump Jr dhe Bettina Anderson nuk kanë dhënë deklarata të detajuara për mediat.






