Nga Armir Shkurti

Netët e fundit të majit 1885 i gjithë Parisi kish rënë në heshtje të përmortshme. Gjigandi i letërsisë, Viktor Hygo, kish zënë shtratin e vdekjes. Njerëzit e thjeshtë shtruan me kashtë kalldrëmet e kryeqytetit me qëllim që troku i kuajve dhe rrapëllima e karrocave mos trazonte paqen e agonisë së atij që mbetet shpirti i Francës…

yacht hotel sarande

Më 1 qershor 1885 kortezhi i pabesueshëm përcolli në banesën e fundit trupin e njërit prej më të mëdhenjve shkrimtarë të kësaj bote. Dy milion francezë numëronte ai kortezh! Ardhur nga ana e anës pa i thirrur e organizuar askush! Vetë Hygoi kishte lënë amanet ta çonin në varreza me karrocën e funeralit të të varfërve.

Fjalimin e përmortshëm e mbajti Emil Augier, anëtar i Akademisë Franceze. Ja si nis ajo fjalë:

“Zotërinj!

Poeti i madh, që Franca sapo humbi, pati mirësinë të më bënte një vend në miqësinë e tij. Kësaj ia kam për nder që Akademia Franceze më zgjodhi për të paraqitur këtu shprehjen e një dhembjeje që e ndjen i gjithë institucioni ynë….”

 

…Ndërsa shoku i gjigandit tonë të letrave, ai që mbajti fjalën mortore në Tiranë, qëlloi të jetë autori i shumë pak librave, shumë artikujve dhe pafundësisht monologjesh gjithfarësh. Nga Lidhja e Shkrimtarëve dhe Artistëve s’ka mbetur as nami as nishani. I ndjeri Ismail i kishte shokët e rrallë. Aq të rrallë saqë as në Akademinë e Shkencave nuk u gjet qoftë edhe një për të qenë për të thënë dy llafe zemre, ndaj u detyrua e ngrata Elenë të shqetësonte të vetmin shok të denjë për këtë vaki, Edin! Dhe qëlloi në shenjë!

Monologu i shkrimtarit të madh ( dhe të vetëm, të mbetur pas ikjes së Kadaresë ), pra e Edi Ramës, mbetet një kryevepër botërore. Një ndërthurje surreale mes monologut të Mark Antonit mbi kufomën e Jul Çezarit dhe Selaudinit në përkujtimoren e Belul Gjeraqinës. Një përsiatje hamletjane, stil përroi psiqik prej Prusti ku Allahu në të madh të vet e di se përse e nisi dhe e bitisi në vetën e parë, numri njejës, fjalën kushtuar të ndjerit që përcillej. “Unë”, “mua”, “timen”. Mbase për të na qetësuar, duke na siguruar se vendi i Ismailit tashmë qe zënë. Nga fjalimi mbushur me lulka e xixa kuptuam se po të mos qe ndodhur Edi e të merrte në dorë situatën, gjeniu i letrave shqip do qelbej mbi dhé e do ta pështynin mizat ndërkohë që individë dhe shoqata do mpleksnin betejë civile se kush ta merrte kufomën e famshme e ta varroste në cepat më absurdë të vendit. Ose edhe mbase ta shqyenin të ndjerin për të varrosur secili copën e fituar në vendin e pëlqyer. Një rrëfim që, për hir të së vërtetës, e kapërxhen në tragjizëm e intrigë edhe Kadarenë e ndjerë plus edhe Dostojevskin, shumëzim për Franc Kafkën! Sikur vetëm për të dëgjuar këtë çarje b¥the letraro- artistike ia ka vlejtur jeta, vepra, por mbi të gjitha , vdekja e Ismailit! Humbëm vërtet një shkrimtar të madh, por po atë çast fituam një tjetër shkrimtar, poet, orator dhe aktor edhe më të madh! Na mbajti të ngrirë e pafrymë në historinë e dilemave të varrit të shkrimtarit, në odisenë e organizimit madhëshor të funeralit shtetëror dhe mjeshtërisht e rriti dramaticitetin në nivel makbethjan kur na shpalli se varri i Tufinës në fakt nuk qenkësh “banesa e fundit” për shkrimtarin, ashtu siç rëndom u fol këto ditë. Jo! Aty Edi po e kall përkohësisht Ismailin e ngratë. Sa ti tretet mishi shkrimtarit. Si me thënë, është varr me qera. Për banesën e fundit Edi duket se ka një plan shumë më prozaik. Shumë pranë logjikës së qeverisjes Rama: NJË VARR ME KULLË! Po ore po! Shkëputur nga fjala e tij në mort:

 

“Ndërsa unë (…) mendova që po të bënim një kullë mbrapa Skënderbeut, me shumë apartamente për të tërë të vdekurit me emër të madh apo të zmadhuar të këtij vendi, do ta mbyllnim mbase përgjithnjë problemin historik të gjetjes së vendvarrimit të duhur në kësi rastesh”….

 

Për Perëndi ia dhjeu “Gjeneralin..” Ismailit të ndjerë ky gjeniu tjetër! Pas Homerit vjen i dyti në renditjen e letërsisë botërore Rama me këtë krijimtari gojore gati mitologjike! Si Akili mbi kufomë të Patroklit Edi ynë na zbriti me gjuhën e figurat e tij në terrin e Hadit, ku një gjenerali të gjallë i bie barra mitike ti gjejë varr gjeneralit të vdekur, të cilin duan ta shqyejnë gjithëfarë lugetërish. Me mund të madh e shtije në gropë, duke pritur edhe dy mandate në pushtet, sa të tretet gjenerali , për ta shtrirë më pas në Pallatin e të Vdekurve, ndërtuar në mes të kryeqytetit. Mirëpo gjeneralin e vdekur nuk e tret dheu nga marazi se ky i gjalli është më i zoti e kështuqë ai vazhdon të mbetet me detyrim në pushtet, në pritje të tretjes…

 

E në këto e sipër më goditi një ligështi e madhe: Ore një ditë do të vijë vdekja edhe për kolosin e mendimit shqiptar, gjigandin e artit e letërsisë, gjeniun e pikturës, strategun e pushtetit, dorën e Perëndisë mbi tokë, Edin tonë. Kush, atë ditë të zezë do të mund të lidhë kaq bukur dy fjalë mbi ballin e akullt të të ndjerit? Ja dhe Ismaili nuk është më. Të tjerë s’ka. Ndoshta më e udhës është që vetë zoti Rama të shkruajë e më tej ta interpretojë para kamerave fjalimin e tij në funeral të tij….

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu