Rreth orës 03:10, në lagjen “Tepe”, Shkodër, në derën e banesës private të shtetasit V. Zh., (oficer Policie), është vendosur lëndë plasëse.

Si pasojë ka vetëm dëme materiale

yacht hotel sarande

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë të cilat vijojnë kontrollin në zonë.

Ndërkohë grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet për sigurimin e provave me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Vilson Zhuri, një efektiv i policisë vendore të Shkodrës  nga pamjet e kamerave dallohen dy persona me motor dhe skafandë në kokë të cilët vendosin tritolin dhe më pas largohen me shpejtësi në drejtim të paditur duke mos lënë gjurmë. Vilson Zhuri prej dy vitesh është oficer krimesh në njësinë Pult të Dukagjinit.

Ajo që policia dyshon është se kjo ngjarje mund të ketë ardhur si shkak i detyrës. Sipas burimeve policore sulmi me tritol ndaj Vilson Zhurit mund të ketë lidhje me parcelat e drogës në zonën e Dukagjinit. Zhuri herë pas here ka raportuar lidhur me këto parcela dhe dyshimi kryesor është se kjo ngjarje vjen për shkak të punës si oficer krimesh në zonën e Pultit.

Ndërkohë efektivi Zhuri ka deklaruar për kolegët e tij se nuk ka konflikte me persona të tjerë dhe se nuk ka patur konflikte por dyshon se ngjarja lidhet për shkak të detyrës që ushtron. Policia vijon hetimet për të zbardhur të plotë këtë ngjarje të ndodhur në lagjen “Tepe”.

Ndërkohë vendosja e tritolit ndaj oficerëve të policisë në Shkodër është kthyer në një shqetësim. Brenda një viti janë 7 raste të gjitha pa autor pa llogaritur tritolin edhe ndaj gjyqtarit Tonin Sterkaj që po ashtu ende nuk është zbardhur./balkanweb

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu