Gjatë një takimi në njësinë dy në kryeqytet, kryeministri Edi Rama ka dhënë lajmin e mirë për pensionistët, të cilët në fundvit, do të marrin bonus.
Rama tha se shpërndarja e bonusit do të nisë që nga fillimi i dhjetorit.
“Është thënë edhe faktikisht vitin e ardhshëm do shpërndajmë në muaj bonusin e vitet të ri. Është e pavërtetë, bonusi i fundvitit do jepet si vitin e shkuar, duke filluar nga fillimi i dhjetorit, është një bonus që shkon për festa e fundvitit.
Vitin e ardhshëm nga janari do fillojmë të rrisim mbështetjen për pensionistët. Rritja e çdo janari që vjen do jetë dyfishi i janarit pasardhës”, tha Rama.
Po ashtu Rama tha se mbështetja për pensionistët do të shkojë deri në 1.7 miliardë dollarë për 4 vitet e ardhshme.
“Faktikisht do të zenë pjesën kryesore në financimin e shtetit në këtë mandat të katërt, ku mbështetja ekstra për pensionet do të shkojë në shifrën 1.7 mld euro. Të cilat janë të ndara në 4 vite, janë të përcaktuara në buxhetin afatmesëm të qeverisë, qoftë për pjesën që do të na mundësojë objektivin ku duam të çojmë pensionin mesatar në kategorinë e pensionit të plotë urban dhe pensionin minimal në pensionin rural”, deklaroi Rama.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu