Romë, në ambientet historike të Villa Doria Pamphili, u zhvillua sot mbledhja e parë ndërqeveritare mes Qeverisë së Italisë dhe Qeverisë së Shqipërisë, një format i ri bashkëpunimi G2G që synon thellimin e marrëdhënieve strategjike mes të dy vendeve.

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni dhe kryeministri shqiptar Edi Rama, të shoqëruar nga ekipet respektive qeveritare, u ulën ballë për ballë për të finalizuar një sërë marrëveshjesh të rëndësishme dypalëshe. Takimi nisi me një ceremoni mirëseardhjeje mes Melonit dhe Ramës, të cilën kryeministri shqiptar e cilësoi “motër”.

Nga kabineti shqiptar morën pjesë 11 ministra, ndërsa pas takimit të delegacioneve, në orën 14:00 u zhvillua ceremonia e shkëmbimit të marrëveshjeve.

16 marrëveshje dhe memorandume në fusha strategjike

Sipas draftit të siguruar nga gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu, paketat e bashkëpunimit përfshijnë sektorë kyç të politikave publike dhe sigurisë kombëtare:

1. Shëndetësia

  • Projekte për përmirësimin e kujdesit neonatal dhe maternal.
  • Zhvillim i protokolleve të përbashkëta në sektorin e emergjencave shëndetësore.

2. Energjia dhe mjedisi

  • Memorandume për tranzicion energjetik dhe bashkëpunim në mbrojtjen e mjedisit.
  • Projekte të përbashkëta në energji të rinovueshme.

3. Siguria dhe mbrojtja civile

  • Marrëveshje për grante dhe hua të buta për pajisje dhe operacione.
  • Mbështetje italiane për trajnime të strukturave shqiptare të emergjencave.
  • Deklaratë e përbashkët mbi koordinimin institucional.

4. Siguria kibernetike

  • Memorandum mes Ministrive të Jashtme për forcimin e kapaciteteve kibernetike dhe mbrojtjen nga sulmet dixhitale.

5. Arsimi dhe inovacioni

  • Programe të përbashkëta në shkëmbime akademike, kërkim shkencor dhe inovacion teknologjik.

6. Mbrojtja dhe bashkëpunimi ushtarak

  • Transferim i mjeteve detare nga pala italiane.
  • Marrëveshje bashkëpunimi mes kompanive “Leonardo”, “Fincantieri” dhe partnerëve shqiptarë.
  • Trajnime të avancuara për forcat e armatosura dhe për strukturat detare.

7. Lufta kundër trafikut të drogës

  • Memorandum i nënshkruar mes Ministrive të Brendshme të të dy vendeve për operacione të përbashkëta, shkëmbim informacioni dhe koordinim policor.

Takimi i sotëm shënon një hap të ri në marrëdhëniet dypalëshe, duke forcuar partneritetin strategjik në fusha jetike për zhvillimin e Shqipërisë dhe sigurinë rajonale.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu