Zbulohen pamjet e reja të ekzekutimit të krahut te djathte te Emiljano Shullazit, Gilmando Danit në Rinas pasditen e djeshme. Gjate ketij antentati mafioz mbeti i plagosur rende miku i tij, Muçi Shaljani alias Sheqeri, i cili eshte efektiv i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP).

Në pamjet e siguruara nga gazetarja Klodiana Lala, shihet momenti kur autorët kanë bërë pritë në rrethrotullimin e aeroportit te Rinasit, Gilmando Danit dhe Muçi Shaljanit, te cilet udhetonin me makinen benz i bardh. Killerat u kanë dalë përballë, duke hapur zjarr në drejtim të tyre.

Po ashtu, nga pamjet shihet se mjeti i viktimave ka dalë në korsinë tjetër, ndërsa autorët, të maskuar me veshje me dukje si jelek antipulumb, me maska dhe kapele, i janë afruar dhe kanë qelluar sërish, duke i dhënë goditjen finale nga afër. Një prej qitësve ka përdorur dy armë.

Autorët më pas largohen nga vendngjarja drejt fshatit Halil, ku edhe u gjet e djegur Toyota së bashku me 4 armët që u përdorën në atentat.

Viktima Gilmando Dani, mik dhe krahu i djathë i Emiljano Shullazit, dhe i plagosuri, Muçi Shaljani alias Sheqeri, mësohet se kanë udhëtuar nga Barcelona ditën e djeshme (11 Nëntor) para se ndaj tyre të qëlloshin me breshëri plumbash.

Fluturimi ishte planifikuar në orët e para të mëngjesit, por mësohet se linja ajrore kishte shtyrë udhëtimin për në drekë. Makina “Toyota” ka pritur ekzaktësisht disa minuta në rrethrrotullimin pranë aeroportit kur ndodhi atentati.

E gjithë zona, në momentin e ardhjes së makinës nga Nikla deri në Rinas, dhe më pas kur u largua në të njëjtin drejtim, ka qenë pa energji elektrike. Kjo ka ngritur dyshime të forta tek hetuesit pas për shkak të mungesës së energjisë asnjë kamera nuk e ka fiksuar lëvizjet e mjetit ku ndodheshin autorët.

Autorët nuk kanë vepruar të vetëm

Burime bëjnë me dije se autorët që ekzekutuan Glimando Danin nuk kanë vepruar të vetëm, por dyshohet se janë ndihmuar edhe nga persona të tjerë, të cilët kanë qëndruar me dy makina dhe kanë pasur rolin e informatorit.

Po ashtu, nga këqyrja e kamerave të sigurisë rezulton është fiksuar itinerari që ka ndjekur makina, por nuk identifikohen dot autorët.

“Burime nga grupi hetimor që po këqyrin kamerat e sigurisë ka rezultuar se makina Toyota që ishte e autorëve ka ardhur disa orë para se të ndodhte ngjarja nga zona e Niklës dhe sërish është larguar andej, ku me pas u dogj në fshatin Halil. Kamerat kanë filmuar lëvizjen e automjetit, por nuk kanë fiksuar fytyrat e autorëve. Gëzhojat e gjetura i përkasin të katër armëve të zjarrit që janë sekuestruar nga policia, konkretisht tre kallashnikovë dhe një pistoletë.

Në makinë kanë qënë katër persona, tre kanë qenë qitësit dhe njëri ka qenë shoferi. Njëri nga qitësit ka qëlluar me dy armë të ndryshme. Brenda makinës në momentin që ka qëlluar duke ecur paralele me makinën e Danit dhe më pas pasi kanë ndaluar në rreth, njëri prej autoreve ka zbritur me pistoletë në dorë dhe ka qëlluar ndaj Gilmando Dani”, raportoi gazetarja Xhensila Kodra.

Targat e “Toyota” të vjedhura në Greqi

Mësohet se targat e mjetit tip “Toyota”, që u gjet e shkrumbuar nga flakët në fshatin Halil dhe brenda të cilit ndodheshin 4 armë, rezultojnë të vjedhura në Greqi vitin e kaluar.

Ndërsa makina ende nuk është përcaktuar nëse është grabitur apo jo, per shkak se ende nuk është rikuperuar numri i shasisë për shkak të djegies së makinës.

Autorët të cilët kanë qenë 4, tre prej tyre qitës dhe 1 shofer, sipas burimeve, kanë ardhur nga Nikla në drejtim të Rinasit, zonë dhe nga janë larguar më pas.

Si ndodhi ngjarja

Ka qenë ora 14:30 e të martës (11 nëntor) kur persona ende të paidentifikuar sulmuan me breshëri kallashnikovi makinën ku ndodhej Gilmando Dani dhe miku i tij Muçi Shaljani Sheqeri. Ngjarja ndodhi në rrethrrotullimin e Rinasit, kur dy personat sapo kishin ardhur nga Spanja.

 

Autorët kanë qenë të maskuar me veshje me ngjyrat e rrobave të policisë, me maska dhe kapele, ndërkohë që pasi makina e dy personave të sulmuar nuk ka vijuar të ecë, personi që ka qenë në tokë, ka lënë kallashnikovin dhe me pistoletë, ka hapur derën e pasagjerit që kishte ndërruar jetë dhe ka qëlluar sërish mbi të.

Atentatorët kanë ikur në drejtim të Fushë-Krujës, si gjithnjë kur ndodhin krime në atë zonë dhe kalimtarë të rastit janë afruar për të hapur derën e shoferit të mjetit, pasi është parë që kishte shenja jete. Dera nuk hapej. Policia shkoi aty, por pas qytetarëve, me duar në xhepa.

Një person, civil, thyen xhamin e mjetit, hap derën dhe nxjerr me pak shenja jete jashtë shoferin, që rezultoi të ishte një agjent i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, ndërsa i pajetë në sediljen e parë të mjetit ishte Gilmando Dani, 47 vjeç, një emër shumë i njohur në vendin tonë, më shumë se sa për bëmat e tij, për miqësinë dhe kudondodhjen me Emiljano Shullazin, një prej emrave proverbial të krimit në vendin tonë.

Po ndërsa Shullazi vijon të jetë në qeli, i dënuar dhe me dy masa arresti të tjera shtesë, Gilmando Dani kishte fituar lirinë rreth një vit më parë, ndërsa kishte tentuar të niste edhe jetë të re. Por më 7 nëntor ai është nisur në drejtim të Barcelonës bashkë me mikun e tij të policisë dhe u kthye dje, për të mos dalë i gjallë nga aeroporti./panorama

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu