Sot radhë të gjata me automjete krijoheshin teksa punohej në një shpat dhe për arsye sigurie duhet të pritej rënia e gurëve.

Këto punime iu besuan dy vjet më parë nën hijen e një skandali kompanisë Alb-Buidling me 2.3 milionë euro më shumë se oferta më e mirë në atë kohë. Punimet e një tenderi 18,6 milionë euro të paraqitur nga kompania “Alb-Bulding”.

yacht hotel sarande

Diferenca mes dy ofertave të para ka qenë është plot 2,3 milionë euro të akorduar nga ARRSH.

Tenderi ngjalli polemika për shkak të fondit të majmë prej 21,4 milionë euro nga ARRSH-ja për zgjerimin e 5 kilometrave të parë të aksit Elbasan-Qafë Thanë.

I gjithë aksi Elbasan-Qafë me një gjatësi prej rreth 54 kilometrash u  fut te të ashtuquajturat “rrugë të florinjta” me 4,3 milionë euro për kilometër ndaj zgjerimi i kësaj rruge mund t’i kushtojë qytetareve shqiptare mbi 230 milionë euro.

Edhe tenderi më i fundit dhënë pak javë më parë një kompanie tjetër u shoqërua me debate pasi iu dha një kompanie që ka ndërtuar rrugë problematike në juglindje të vendit.

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka shpallur fitues për tenderin me numër reference REF-99894-04-02-2024 dhe me objekt “Zgjerimi i rrugës Elbasan – Qafë Thanë (Faza VII)”, kompaninë A. N. K të Agim Kolës, vëllai i ish-deputetit të PS, Ndue Kola. Fituesi rezulton me Flamur të kuq në portalin prokurime të hapura.

Fondi limit është caktuar në vlerën 2,472,508,964 lekë të reja pa TVSH ose rreth 29 milionë euro përfshirë TVSH.

Në dokumentet e shpalljes së tenderit shohim se dy kompani kanë ofruar shifra më të ulëta se kompania fituese.Por ARRSH ka zgjedhur që fitues të shpall firmën A.N.K e cila ndërtoi Korçë-Ersekë që pësoi shembje në muajin shkurt në vendin e quajtur ‘Qafa e Qarrit – Mollas.

Qeveria ka ndryshuar nderkohe projektin e rrugës Elbasan-Qafë Thanë, që është pjesë e korridorit VIII, duke shtuar dhe ndërtimin e një tuneli me gjatësi 3 kilometra. Ndërtimi i kësaj rrugë ka filluar ndërkohë në dy lote, ndërsa ndryshimi i projektit u njoftua nga ministrja e infrastrukturës Belinda Balluku.

 

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu