Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, duke listuar disa “rrjedhime logjike” nga ky vendim, ku rithekson se çështja e Veliajt nuk mund të kthehet në një bllokim absurd të funksionimit të Tiranës deri në vitin 2027.

“Ja që edhe njëherë u provua se nuk paskam kapur unë të gjitha pushtetet,” shkruan Rama, duke nënvizuar se vendimi i Kushtetueses e përgënjeshtron akuzën e opozitës për kapje të institucioneve.

Në argumentimin e tij, Rama thekson se në kushtet kur Tirana nuk mund të ketë zgjedhje të reja deri në vitin 2027, mbajtja në burg e kryebashkiakut të Tiranës nuk prek më vetëm liritë dhe të drejtat e personit, por edhe të drejtën kushtetuese të qytetarëve të kryeqytetit për të pasur shërbim nga i zgjedhuri i tyre.

Kryeministri shton se vendimi i Kushtetueses tregon që qëndrimi i kësaj gjykate është parimor dhe jo kundër qeverisë, ndaj sipas tij, po me të njëjtën parimësi, kur të shqyrtohet çështja e paraburgimit, pritet që Veliaj të kthehet në detyrë për të vijuar procesin gjyqësor në gjendje të lirë.

“Pika 1 dhe 2 janë të sigurta, pika 3 mbetet për t’u parë,” shkruan Rama, duke bërë thirrje që kush ka rol në këtë vendimmarrje, të mos e lërë kryeqytetin “jetim” për vite me radhë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu