
Nga LEA VERITAS
Një histori jo juridike, por lojë strategjike e pushtetit që ruan kontrollin mbi Bashkinë e Tiranës deri në 2027.
Shkarkimi i nxituar dhe me shkelje të ligjit i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, dukshëm u duk si një gabim i qeverisë. Por pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, që e riktheu në detyrë, duket sikur kjo ka qenë një lëvizje strategjike e Edi Ramës për të ruajtur kontrollin mbi qytetin më të madh të Shqipërisë.
Nisur që nga gjyqtarët që votuan pro Lalit, tradicionalisht kanë marrë vendime pro Ramës…
Arsyet pse zhvillimet nuk kanësi të kenë qenë jashtë vullnetit të kryeministrit:
1. Veliaj në burg, por me pozicion të sigurt
Edhe pse Veliaj ndodhet në burg nën hetim, formalisht ai është ende kryetar bashkie. Ky status e mban atë të heshtur politikisht dhe e pengon të bëhet “pentito” apo të shpërfaqë informacion që mund të kërcënojë pushtetin e Ramës duke treguar “shokët”. Lëvizja duket si një skemë që mban Veliajn nën presion, por jo jashtë strukturës së pushtetit.
2.Kontroll absolut mbi Bashkinë e Tiranës
Struktura e administratës së Bashkisë me kryetarin në burg dhe nën ndikimin e Ramës, kontrolli mbi qytetin është i plotë. Pa zgjedhje të parakohshme, nuk ka rrezik që një figurë e re të prodhojë autonomi apo të sfidojë Ramën.
Rizgjedhje e shtyrë deri në 2027
Vendimi i Kushtetueses i mbyll pothuaj të gjitha dyert për zgjedhje të parakohshme. Kjo do të thotë që çdo ndikim i jashtëm, qoftë nga opozita apo nga brenda PS-së, nuk do të ketë mundësi të destabilizojë këtë skemë të pushtetit.
Nga jashtë ngjan si një gabim politik, por në realitet duket se është një lëvizje e llogaritur strategjikisht.
Rama ka shfrytëzuar mekanizmat ligjorë dhe situatën e Veliajt për të mbajtur nën kontroll kryeqytetin, duke eliminuar rrezikun e zgjedhjeve të parakohshme dhe duke siguruar që struktura e pushtetit të qëndrojë në duart e tij.
Game of Thrones për Tiranën nuk ishte një proces juridik, por një proces mbijetese dhe dominimi politik.
            
	





