Fortlumturia e Tij, Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë, Imzot Joani, u takua me Shenjtërinë e Tij, Papa Leo XIV, në një audiencë private pas pjesëmarrjes së tij në Takimin Ndërkombëtar “Osare la pace”, të organizuar nga Komuniteti i Sant’ Egidios në Romë.

Takimi historik kishte karakter vëllazëror dhe fokusohej në çështje me interes të përbashkët, duke theksuar rëndësinë e rivendosjes së paqes dhe ndalimin e konflikteve që po kërcënojnë botën. Diskutimi u përqendrua edhe te përkujdesja ndaj të rinjve, të cilët përbëjnë jo vetëm të ardhmen, por edhe tashmërinë e shoqërive.

Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë vijon të zhvillojë marrëdhënie miqësore dhe të hapura me komunitetet e tjera fetare, duke kontribuar në harmoninë dhe mirëqenien e përgjithshme. Ky takim historik tregon përpjekjet e përbashkëta të të krishterëve si faktor kyç për paqen, ku roli i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë është i rëndësishëm.

Në përmbyllje të audiencës, u shkëmbyen dhurata simbolike si shenjë respekti dhe bashkëpunimi.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu