Një bastisje e gjerë policore kundër grupit kriminal Comando VermelhoRio de Janeiro ka përfunduar me bilanc tragjik: të paktën 132 persona të vdekur, mes tyre edhe katër oficerë policie. Aksioni, i cili kishte si objektiv çmontimin e një prej bandave më të fuqishme e të dhunshme në Brazil, ka tronditur thellë qytetin dhe opinionin publik.

Sipas zyrës së avokatit publik rajonal, numri i viktimave mund të rritet më tej ndërsa vijojnë hetimet dhe kërkimet në zonat ku u zhvillua operacioni.

Guvernatori i shtetit të Rio de Janeiros, Cláudio Castro, e cilësoi bastisjen si “një moment kyç për të filluar një periudhë të re të përpjekjeve kundër krimit të organizuar”, duke shtuar se “të gjithë do të bashkohen për të luftuar krimin dhe për të përmirësuar kushtet e jetesës së qytetarëve”.

Në operacion morën pjesë mbi 2,500 efektivë të forcave të sigurisë, përfshirë policë civilë dhe ushtarakë.

Grupi Comando Vermelho, me origjinë nga lëvizje të majta radikale në vitet ’70, është shndërruar ndërkohë në një nga organizatat më të rrezikshme kriminale në Amerikën Latine, e përfshirë në trafik droge, zhvatje dhe përplasje të armatosura me grupe rivale dhe me shtetin.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu