Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi se forcat e saj kanë rrëzuar 193 dronë ukrainas gjatë natës, në vazhdën e sulmeve ajrore përgjatë kufirit ruso-ukrainas.

Sipas autoriteteve lokale, një person ka humbur jetën dhe disa të tjerë janë plagosur si pasojë e sulmeve. Guvernatori i rajonit kufitar të Bryansk, Alexander Bogomaz, deklaroi në Telegram se një minibus u godit në fshatin Pogar, duke vrarë shoferin dhe plagosur pesë pasagjerë.

Ndërkohë, guvernatori i rajonit fqinj të Belgorodit, Vyacheslav Gladkov, raportoi se një person u vra dhe 23 të tjerë u plagosën në sulmet e djeshme ukrainase kundër zonave të banuara në territorin rus.

Në anën tjetër të frontit, autoritetet ukrainase njoftuan se një person u vra dhe një tjetër u plagos në më shumë se 700 sulme ruse të regjistruara gjatë ditës së djeshme në rajonin e Zaporizhias, sipas mediave lokale të Kievit/ BalkanWeb

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu