Këngëtarja e njohur Katy Perry (41 vjeç) dhe ish-kryeministri kanadez Justin Trudeau (53 vjeç) kanë bërë daljen e tyre të parë publike si çift, të shtunën më 25 tetor në Paris.

Sipas TMZ, dyshja mori pjesë në një shfaqje kabareje në Crazy Horse Paris(video), për të festuar ditëlindjen e këngëtares së hitit “Dark Horse”.

Në fotot e publikuara nga mediat, Perry dhe Trudeau shihen duke dalë nga teatri duke mbajtur duart dhe duke buzëqeshur.

Këngëtarja kishte zgjedhur një fustan të kuq elegant, ndërsa Trudeau kishte veshur një veshje tërësisht të zezë, duke ruajtur një stil të qetë e modern për mbrëmjen romantike në Francë.

Çifti kishte ngjallur për herë të parë thashetheme për lidhjen e tyre gjatë verës, kur u panë së bashku në një takim në Montreal, Kanada.

Në atë kohë, Perry sapo ishte ndarë nga ish-i fejuari i saj, Orlando Bloom, në qershor, ndërsa Trudeau ishte ndarë nga bashkëshortja e tij, Sophie Grégoire, pas 18 vitesh martesë, në vitin 2023.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu