Një ngjarje e rëndë ka tronditur sot qytetin e Maliqit. Ka ndërruar jetë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë vajza 6-vjeçare Nefeli Hazisllari, e cila kishte pësuar djegie të rënda në trup pas zjarrit që përfshiu banesën e familjes së saj më 19 tetor.

Në atë tragjedi humbën jetën në vend nëna, Rrahime Hazisllari (40 vjeç), dhe djali 14-vjeçar, Luka, ndërsa e vogla u transportua me urgjencë në Tiranë në gjendje të rëndë.

Shefi i Shërbimit Zjarrfikës të Maliqit, Halil Halili, ka deklaruar se dy fëmijët u gjetën në oborrin e shtëpisë, ndërsa nëna ndodhej pranë derës së kuzhinës, pa shenja jete.

> “Kur mbërritëm, vajza ishte e vetëdijshme, ndërsa djali pa ndjenja. Brenda, pranë derës së kuzhinës, gjetëm nënën e tyre të asfiksuar. Në kuzhinë kishte një sobë me dru të ndezur dhe pranë saj disa fije shkrepse të djegura. Hetimet vijojnë për të përcaktuar shkakun e saktë të zjarrit,” – tha Halili.

 

Ngjarja mbetet nën hetim, ndërsa banorët e lagjes janë tronditur nga humbja e tre anëtarëve të një familjeje të njohur në zonë.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu