
Tiranë, 23 Tetor 2025 – Finalizohet operacioni policor i koduar “Apartamenti”, i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve, në bashkëpunim me Prokurorinë, për të goditur rastet e shfrytëzimit të prostitucionit dhe përshtatjes së ambienteve për prostitucion.
Si rezultat i hetimeve intensive, u arrestuan në flagrancë:
K.P., 22 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”;
J.O., 20 vjeçe dhe L.C., 27 vjeçe, shtetase kolumbiane, për veprat penale “Mbajtja e lokaleve për prostitucion” dhe “Prostitucioni”.
Gjithashtu, nisi procedimi penal për shtetaset kolumbiane K.R., 23 vjeçe dhe A.A., 21 vjeçe, për veprën penale “Prostitucioni”.
Hetimet zbuluan se shtetasi K.P. shfrytëzonte për prostitucion 4 shtetase kolumbiane. J.O. dhe L.C. kishin marrë me qira një apartament në Rrugën e Barrikadave, të cilin e kishin përshtatur për ushtrimin e prostitucionit së bashku me 2 shtetaset e tjera.
Materialet procedurale janë dorëzuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ndërkohë që vijon puna për identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë.