Gazetari investigativ i RAI, Sigfrido Ranucci, foli për Euronews Albania lidhur me atentatin ndaj tij pak ditë më parë, ku një sasi eksplozivi shpërtheu pranë makinës së tij dhe të vajzës, pa shkaktuar të lënduar.

Ranucci theksoi se fuqia e eksplozivit mund të kishte vrarë vajzën e tij, e cila sapo ishte kthyer në shtëpi.
Ai sqaroi se sulmi kishte qenë i planifikuar, ndërsa autorët duket se kishin ndjekur lëvizjet e tij për disa ditë dhe kishin fshehur eksplozivin në një zonë pranë banesës së tij në Pomezia të Romës.

Shpërthimi ndodhi në orën 22:17, duke shkatërruar dy automjete.

Gazetari mohoi lidhjet e ngjarjes me mafian shqiptare, pavarësisht raportimeve paraprake që përmendnin edhe emra shqiptarësh, si Artur Shehu.

“Nuk besoj se mafia shqiptare ka lidhje me atentatin. Aktualisht nuk kam asnjë element që ta konfirmojë një lidhje të tillë. Ata zakonisht veprojnë me ide të qarta. Mund të ketë lidhje me hetime në shtete të tjera, por për momentin nuk kam arsye për ta e lidhur me ndonjë shqiptar,” tha Ranucci.

Investigimi për qendrat e emigrantëve në Gjadër

Gazetari i Rai-t, Sigfrido Ranucci, ka rrëfyer për atentatin ndaj tij disa ditë më parë dhe për kërcënimet që ka marrë gjatë investigimit mbi qëndrën e emigrantëve në Gjadër.

VIDEO/ Kush e vr*u gjyqtarin Skerdilajd Konomi? Ja çfarë zbulohet në dosjen e tjetërsimeve të tokave në Lalz
Në një intervistë për Euronews Albania, Ranucci tha se ka marrë një kërcënim nga një avokat ndërkombëtar, i cili ka lidhje me kartelin e Sinaloas dhe dyshohet të ketë kontakte me shqiptarë të përfshirë në këtë çështje.

“Ne kemi marrë një kërcënim nga një avokat ndërkombëtar që ka qenë në kartelin e Sinaloas që ishte i lidhur me shqiptar lidhur me këtë cështje dhe unë ja kam dërguar gjykatësve.”-tha Ranucci.Ai shtoi se informacionin e ka dërguar menjëherë te gjykatësit përkatës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu